TIRANE

Erion Veliaj zyrtarisht Kryetar Bashkie për një mandat të dytë, edhe Gjykata rikonfirmon vullnetin e zgjedhësve

Gjykata e Tiranës ka miratuar mandatin e Erion Veliaj si Kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për një mandat të dytë.

Në mbledhjen  e sotme, gjykata ka konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas betimit në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj nis edhe zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak për katër vitet e a ardhshme.

Pritet që brenda kësaj  jave, gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normalisht.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb