Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi ditën e sotme kutitë e votimit në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës. KQZ ngriti 4 grupe numërimi votash, siç duket edhe në fotot e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Ergys Gjencaj.

Në përfundim të rinumërimit që zgjati 2 orë, kreu i KQZ-së Klement Zguri tha se rinumërimi ishte një farsë. Ankimuesit duhet të kishin kërkuar listat e votuesve pasi nuk do mund të merrnin ndryshe përgjigje për pretendimin që kanë se në kutitë e votimit ka më shumë vota në kuti se sa numri i zgjedhësve, u shpreh Zguri.

“Në përfundim të këtij procesi vë re, në fakt me dhimbje që subjektet zgjedhore, të drejtën e tyre ligjore për të ankimuar e kanë kthyer në një farsë dhe do e shpjegoj pse. Kam kërkesën ankimore dhe më duhet të jap një konsideratë: Arsyet pse kundërshtojmë këto vendime ka lidhje me shkeljet e rënda ligjore që janë konstatuar gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Lezhë,. Në shumë qendra votimi kanë rezualtuar më shumë vota se numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë. Është shumë e thjeshtë. Nëse ka pretendim se ka vota më shumë se zgjedhës minimumi është lista e zgjedhësve. O Zot! Si një ankimues nuk thotë dot të shikohen listat e votuesve Pretendimi është tjetër dhe listat si përmend njeri. Unë kthehem shumë vite më parë te Migjeni, listat e zgjedhësve qënkan mollë e ndalume. Këtë e them me shumë dhimbje”,- tha ai

Ndërsa avokati i Aleancës Konservatore Albania tha se: “U vërejtën dy moskorrektësi, në një QV kandidati Eduard Ndocaj ka marrë një votë më shumë nga rezultati i deklaruar, në një rast tjetër 3 vota më shumë nga rezulatati i deklaruar.

Bledar Skënderi, anëtar i KQZ iu përgjigj avokatit duke thënë se: “Nga shqyrtimi administrativ (rinumërimi) rezultoi se nuk ka asgjë të pavlefshme në këtë zone zgjedhore”

Ndërhyn Klement Zguri: “Vërej me dhimbje se subjektet zgjedhore e kanë kthyer në farsë të drejtën për ankimim”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbledhjen e djeshme, KQZ miratoi kërkesën ankimore të Partisë Konservatore Albania për të rinumëruar këto kuti votimi. Ishte Bindja Demokratike që paraqiti kërkesën në KQZ, duke kërkuar hapje kutish.

Pasi e rrëzoi disa herë, KQZ dje pranoi kërkesën e BD, ndërsa sot pritet rezultati i ri. Relatori i çështjes, Bledar Skënderi, kërkoi mbështetjen nga një prej anëtarëve të KQZ-së për të miratuar hapjen e kutive.

“Unë kërkoj mbështetjen e një nga kolegëve që konform këtyre dy neneve të mbështesin kërkesën time që ne të marrim këto prova që gjenden në kutitë e votimit, pra të bëjmë rinumërim”, tha Skënderi.

Nga ana tjetër, PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

“Sot, në orën 10:00, vijon shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 58, me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore”, thuhet në njoftimin e KQZ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb