Nuk ka surpriza, ashtu siç pritej kandidatët e së majtës marrin 60 bashki. Kujtojmë që në të shumtën e bashkive ata nuk kishin një rival, duake ua bërë konfirmimin apo rikonfirmimin si kryebashkiakë më të lehtë. Qarku i Fierit, Beratit, Dibrës, Durrësit, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodrës, Tiran mbyll totalisht numërimin. Po ashtu edhe Vlora mbyll numërimin, ku 1 bashki, si Finiqin e merr MEGA dhe 6 të tjera PS. Në total PS merr 60 bashki.


“BalkanWeb” sjell rezultatet referuar të dhënave paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor deri në orën 08:00.


QARKU TIRANE
Në Qarkun e Tiranës ka përfunduar numërimi në Bashkinë e Tiranës, ku fiton bindshëm Erion Veliaj. Po ashtu ka përfunduar numërimi në Kavajë ku fitues u shpall Redjan Krali i PS, po ashtu ka përfunduar numërimi në Rrogozhinë ku kryebashkiak u shpall Haxhi Memolla i PS. Po ashtu në Vorë ka përfunduar numërimi dhe kryebashkiak shpallet Agim Kajmaku i PS. Edhe në Kamëz Rakip Suli i PS arrin të marrë bastionin e të djathtëve. Asnjë surprizë edhe për Rrogozhinën, Haxhi Memolla i PS do të qeverisë bashkinë, pas kandididimit vetëm.


QARKU BERAT
Në qarkun e Beratit ka mbaruar numërimi në Bashkinë e Beratit ku fitues ka dalë Ervin Demo i PS, përballë dy kundërshtarëve Pavlo Shkarpa dhe Plarent Aleksi. Po ashtu dhe në Kuçovë ka përfunduar numërimi. Në bashki si Poliçani, Skrapari, Ura Vajgurore numërimi u mbyll që ditën e djeshme dhe fitues janë shpallur Adriatik Zotkaj, Adriatik Mema dhe Juliana Mema.

QARKU DIBER
Numërimi në Qarkun e Dibrës ka përfunduar në Bashkinë e Dibrës, ku fitues është shpallur Dionis Imeraj i PS. Në Bulqizë e merr mandatin e kryebashkiakut Lefter Alla i PS. Në Klos fiton Ilmi Hoxha i PS, po ashtu edhe në Mat konfirmohet kryebashkiaku i ri Agron Malaj, i cili ishte e vetmi kandidat nga radhët e PS.

QARKU DURRES
Në qarkun e Durrësit nuk ka përfunduar ende numërimi në Bashkinë më të madhe Durrësin, pavarësisht se kandidatja e PS Valbona Sako udhëheq bindshëm dhe ka shpallur fitoren, pasi rezultati i një kute të mbetur nuk e ndryshon fitoren e saj. Në Krujë, rikonfirmohet Artur Bushai i PS i cili ishte i vetmi kandidat, ashtu si në Shijak Elton Arbana i PS, i cili fitoi përballë një kandidati të pavarur.

Bashkia Durrës (323 nga 324 kuti)
Valbona Sako (PS) 34050 vota – Valbona Sakollari (BD) 3502 vota/ Pjesëmarrja (13.9%)

QARKU ELBASAN
Në qarkun e Elbasanit është mbyllur numërimi. Bashkia e Elbasanit i kalon Gentjan Llatjas së PS, i vetmi kandidat i regjistruar. Në Cërrik fiton Andis Salla i PS, përballë kandidates së Bindja Demokratike. ndërkohë edhe në Peqin konfirmohet kandidati i PS, Lorenc Tosku, i cili ishte i vetmi kandidat. Në Belsh u konfirmua që dje kandidati i PS Arif Tafani, në Gramsh Klodian Taçe sërish i PS si dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Po ashtu në Prrenjas ka fituar Nuri Belba i PS.

QARKU FIER
Përfundon procesi i numërimit në të gjithë qarkun e Fierit. Kështu, merr mandatin si kryebashiak i Divjakës, Fredi Kokoneshi i PS, po ashtu në Lushnje u rikonfirmua Fatos Tushe i PS. Po ashtu merr mandatin si kryebashkiak i Mallakastrës i PS, po ashtu në Patos mori mandatin Rajmonda Balilaj e PS, ndërsa në Roskoves u rikonfirmua sërish Rajmonda Bufi. Përfundon numërimi edhe në Fier, ku Armando Subashi i vetëm në garë merr mandatin e dytë si kryebashkiak.

QARKU GJIROKASTER
Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar totalisht numërimi. Bashkinë e Gjirokastrës e merr Flamur Golemi i PS, i vetmi kandidat. Në Libohovë merr një tjetër mandat Luiza Mandi e PS, po ashtu edhe Gjolekë Guci i PS merr Bashkinë e Memaliajt. Në Bashkinë e Dropullit konfirmohet Dhimitraq Toli i PS, i vetmi kandidat. Në Këlcyrë fiton Klement Ndoni i PS, i cili kishte në garë edhe dy kandidatë të tjerë. Në Tepelenë rikonfirmohet Tërmet Peci, ndërsa Përmetin e merr Alma Hoxha e PS, e vetmja kandidate.

QARKU KORCE
Në qarkun e Korçës ka përfunduar totalisht numërimi i votave. Bashkinë e Kolonjës Erion Isai i PS, si dhe Pustecin Pali Kolefski i PS. Po ashtu në Bashkinë e Korçës ka fituar një mandat të dytë Sotiraq Filo (PS). Në Bashkinë e Maliqit konfirmohet Gëzim Topçiu i PS, i vetmi kandidat. Pogradecin e merr Ilir Xhakolli, i vetmi kandidat. Në Devoll fiton Eduard Duro i PS, përballë dy kandidatëve të tjerë

QARKU KUKES
Në qarkun e Kukësit është mbyllur tashmë numërimi në Bashkinë e Kukësit e cila është fituar nga Safet Gjici i PS. Bashkinë e Hasit e merr mandatin Liman Morina i PS, po ashtu edhe në Tropojë ka fituar kandidati i PS Rexhë Byberi.

QARKU LEZHE
Në qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Lezhës, e fituar nga Pjerin Ndreu i PS. Po ashtu edhe Mirdita fitohet nga kandidati i PS, Ndrec Dedaj. Kurbinin e fiton një tjetër kandidate e PS, Majlinda Cara.

QARKU SHKODER
Në Qarkun e Shkodrës vijon numërimi në Bashkinë e Shkodrës, por pavarësisht numrit të konsiderueshëm të kutive të pahapura, Valdrin Pjetri i PS, i vetmi kandidat e ka shpallur tashmë fitoren e sigurt. Bashkinë e Fushë-Arrëzit e merr kandidati i PS, Fran Tuci i vetëm në garë, ashtu si edhe në Malësi të Madhe, Tonin Marinaj. Edhe bashkinë e Pukës e ka fituar kandidati i PS Gjon Gjonaj, i vetëm në garë, si dhe Vaun e Dejës e merr Mark Babani i PS.

QARKU SHKODER
Bashkia Shkodër (246 nga 255)
Valdrin Pjetri (PS) 16534 vota/ Pjesëmarrja (9.6%)

QARKU VLORE
Në Qarkun e Vlorës ka përfundur tashmë numërimi në Bashkinë e Vlorës, ku Dritan Leli konfirmon një tjetër mandat. Bashkinë e Delvinës ku merr mandatin Majlinda Qilmi e PS, e vetme në garë, por ashtu edhe në Himarë, Jorgo Goro. Edhe Konispolin e fiton i vetmi kandidat në garë Shuaip Beqiri nga PS, edhe Selenica fitohet nga Pëllumb Binaj i PS. Në Finiq fiton kandidati i MEGA Kristo Kiço. Në Sarandë fiton kandidati i PS, Adrian Gurma.

(m.a/BalkanWeb)