VLORE- Rreth 2 kilogramë tritol janë sekuestruar ditën e sotme në Vlorë, ndërsa në pranga është vënë një 30-vjeçar. Gjatë operacionit të koduar “Skedina”, policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e Diftir Habipit, në hyrje të autostradës Fier-Vlorë rreth orës 04:00.

Gjatë kontrollit, 30-vjeçarit i janë gjetur në makinë 2 kg tritol, si dhe një kapsollë detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, i cili po i transportonte ato nga Gjirokastra.

Sipas bluve të Vlorës, dyshohet se lënda eksplozive ishte e destinuar për tregun e brendshëm, dhe se tritoli bashkë me kapsollën detonatore mund të përdorej për ndonjë ngjarje në Vlorë.

Sekuestrimi i tritolit është bërë pas hetimeve 3-mujore të policisë së Vlorës, ndërsa materialet në ngarkim të 30-vjeçarit i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb