Kur Mariah Carey, në vitin 1994, këndoi “All I Want for Christmas Is You”, ajo me siguri nuk mund ta imagjinonte që kjo këngë do të bëhej “himni” i Krishtlindjeve.

Kënga ishte një hit i menjëhershëm në mbarë botën, duke kryesuar listat në 26 vende.

Tre dekada pas publikimit të saj, kënga vazhdon të jetë në krye të Billboard Hot 100 dhe Spotify gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

Sa para po fiton nga kjo këngë e veçantë 30 vjet më vonë
Në ditët e para të publikimit, Mariah Carey fitoi 60 milionë dollarë.

Tani, tridhjetë vjet më vonë dhe meqenëse kënga dëgjohet vazhdimisht çdo Krishtlindje, interpretuesja fiton mjaft para.

Siç raportohet nga Forbes, ajo fiton rreth 2.5 milionë dollarë honorare vjetore bazuar në llogaritjet e The Economist.

Në fakt, New York Post vlerëson se shifra është më e lartë, përkatësisht në tre milionë dollarë.

“Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë dëgjuesit e Spotify në mbarë botën që e bëjnë këngën pjesë të traditës së tyre të festave vit pas viti,” tha Mariah Carey për People.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb