Prokurori kërkoi konfiskimin e jahtit “Persefoni I” nga ku duket se fishekzjarrët u hodhën në Hidër mbrëmjen e së premtes së kaluar, më 21 qershor, duke shkaktuar zjarr në një zonë të paarritshme të ishullit.

“Prokurori publik ka kërkuar që skafi në fjalë të konfiskohet dhe të sillen pasagjerët dhe ekuipazhi konkret dhe nga deklaratat mbetet të shihet se çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë”, tha ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Vasilis Kikilias, duke iu referuar ngjarjes në Hidër.

Dhe duke folur për “Open” ai tha: “Disa privatë me fishekzjarrë dogjën 300 hektarë tokë në Hidër, për zjarrin u përdorën gjashtë mjete ajrore dhe dy grupe komando pyjore, të cilët u detyruan të largoheshin  nga zjarret në vend por dhe shërbimet e tjera”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: