Nga Kombinati, kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku se ishte përgjegjëse për mbikëqyrjen e punimeve për inceneratorin e Tiranës por nuk e bëri.

Berisha tha se Balluku e dinte se nga ky projekt përfitonte Rama.

“Këtu 300 metra larg nga ju, është djegësi i Sharrës, po a e shihni ku është? Shteti paguante 3 rroga për mbikëqyrjen, por lubia, lubi Balluku kur e dinte se paratë shkonin në konton e Ramës, nuk bënte asnjë raport. Dhe kështu u zhdukën 130 milionë euro”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb