Në Angli, mediat dhe opinioni sportiv, përforcojnë gjithnjë e më shumë idenë se ky do të jetë viti i fundit i Pep Guardiola-s në krye të Man.City. Guardiola ka një kontratë të vlefshme deri në 2025, por thuajse në çdo dalje publike tekniku spanjoll ka lënë të kuptohet se do të largohet nga “qytetarët” në fund të sezonit.

Edhe drejtuesit e klubit me sa duket janë të njohur me këtë vendim të Guardiola-s pasi sipas Mirror, Man.City po planifikon të shpenzojë në merkato afro 300 milionë sterlina për të nisur një cikël të ri pa Pep Guardiola-n.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb