TIRANE– Biznesi duhet të dorëzojë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit brenda datës 31 korrik bilancet dhe pasqyrat financiare.

Detyrimin për depozitimin e dokumentave të sipërcituara e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësinë tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të depozitojnë pranë QKB-së pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF, raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme), vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore).

Nga ky detyrimi përjashtohen vetëm bizneset e huaja, duke qenë se këta shtetas nuk janë të regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile, ndaj verifikimi për ta bëhet nga punonjësi pranë sporteleve.

Pas kësaj date, penaliteti që çdo biznes duhet të paguajë në rast mosdorëzimi është 15 mijë lekë.

Mënyra e depozitimit:

– Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimit online në portalin qeveritar e-albania , duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit.
– Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF.
– Individi, i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike.
– Shërbimi ofrohet pa pagesë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: