Një grup aktivitetesh përkujtojnë masakrën e Peshkëpisë. Sot mbushen 31 vjet nga ngjarja e rëndë në postën kufitare, ku u vra kapiteni Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Për masakrën nuk ka pasur ndonjë dënim dhe aktivistët bëjnë thirrje për drejtësi.

“Kush është kryekrimineli? Kush fshihet pas Fredi Belerit? Kush e emëroi për kryetar bashkie?”, deklaroi një aktivist.

Fredi Beleri ka qenë shpesh në qendër të akuzave për masakrën e Peshkëpisë. Kjo masakër, ndodhi kur një grup i dyshuar kriminal grek sulmuan një postë kufitare shqiptare, duke vrarë kapitenin Fatmir Shehun dhe plagosur katër persona të tjerë.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb