Gjatë raportimit të saj në Komisionin e Ligjeve, drejtuesja e KLGJ, Naureda Llagami referuar informacioneve të ardhura nga Gjykata Lartë, thotë se janë 33 mijë dosje në pritje që të gjykohen nga kjo gjykatë.

Pavarësisht situatës së kolapsit të krijuar në këtë gjykatë, Llagami u shpreh: “Krijimi i gjykatës së Lartë ka qenë shqetësimi ynë i parë. Mirëfunksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por të gjitha. Për Gjykatën e Lartë prioritet ka qenë që kandidatët duhet të kenë integritet dhe profesionalizëm. Jemi koshientë që sistemi sot është në situatë të vështirë dhe nuk mund të lejojmë të fusim në sistem njerëz të pakualifikuar. Është hera e parë që kandidatët për Gjykatën e Lartë do i nënshtrohen procedurave të verifikimit”,- tha ajo.

Në këtë situatë, zonja Llagami shtoi se ishte optimiste që në vjeshtë, shtator të bëhen emërimet e reja për Gjykatën e Lartë.

“Për ngritjen e Gjykatës së Posacme duhet të jemi në koordimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, sepse kemi gjykuar kur KLP do ngrejë SPAK, do bëjmë punën tonë për Gjykatën Speciale”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: