Të paktën 34 persona humbën jetën pasi konsumuan një pije alkoolike të prodhuar në mënyrë artizanale në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu.

Ngjarja ndodhi në lagjen Kallakuruchi, ku disa banorë u ndjenë keq pasi konsumuan pijen alkoolike. Të paktën 80 persona po trajtohen në spitale me shenja të ndryshme helmimi dhe diarre, teksa ekziston frika se bilanci i viktimave mund të rritet.

Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu një zyrtar të lartë të policisë dhe dhjetë zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen se kanë lejuar shpërndarjen e këtyre pijeve kontrabandë.

Dhjetëra njerëz vdesin në Indi çdo vit pasi kanë pirë alkool të prodhuar në mënyrë artizanale. Prodhuesit shpesh shtojnë metanol, një formë shumë toksike e alkoolit që përdoret për të rritur forcën e tij.

Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: