SHBA – Një 34-vjeçar amerikan ka rrëfyer në websajtin “BroBible” se ka nisur numërimin mbrapsht, pasi shumë shpejt duhet t’i thotë lamtumirë seksit.
“Më kanë mbetur vetëm 100 orgazma për të përjetuar, më pas nuk do të mund të kryej marrëdhënie seksuale gjatë gjithë jetës sime.”- është shprehur 34-vjeçari.
I riu i identifikuar me nofkën “RLS” ka shpjeguar se mjekët e kanë diagnostikuar me “fibrozë të penisit”. Më konkretisht, 34-vjeçari shpjegon se ekziston një zgavër në penisin e tij, që mbushet me gjak sa herë ai ka një orgazëm dhe që shumë shpejt do ta bëjë të pamundur kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
RLS është konsultuar me shumë specialistë, të cilët i kanë thënë të njëjtën gjë: “Edhe 100 orgazma, pastaj nuk do ketë më asnjë mundësi për seks”.
Mjekët thonë se bëhet fjalë për një rast të rrallë, pasi fibroza e penisit është një prej simptomave të një sëmundjeje që quhet “Peyronie’s disease”, dhe që zakonisht prek meshkujt mbi 40 vjeç.
“Tashmë jam i terrorizuar nga seksi. Që kur e kam mësuar problemin tim kam kryer marrëdhënie vetëm me një vajzë. Kur Ajo më kërkoi të rrinim sërish bashkë më kapi paniku. Nuk munda.”- rrëfeu 34-vjeçari, i cili tha se kishte vendosur ta publikonte historinë e tij, në përpjekje për të kërkuar persona të tjerë që vuajnë nga e njëjta sëmundje, për të ndarë me ta frikën dhe mundësitë për ta përballuar.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: