LONDER- 34-vjeçarja Amanda Mamadova nga Britania e Madhe ka kuptuar se kishte HIV pozitiv vetëm tre muaj pasi u njoh me bashkëshortin Ali. Virusin ia kishte sjellë pa dashje partneri i saj paraprak.
Edhe pse e kishte njoftuar menjëherë bashkëshortin për diagnozën, ai vendosi të mbetet me të. Tetë muaj më vonë u martuan dhe pastaj filluan të bënin fëmijë. Amanda e bindi se duhej të vendosnin për një mënyrë më të sigurt për të mbetur shtatzënë në mënyrë që fëmija të mos e marrë virusin ndërsa bashkëshorti vendosi që kjo të bëhej përmes mënyrës natyrore përkundër rreziqeve.
Për fat, niveli i virusit në trupin e Amandës ka qenë shumë i ulët e as bashkëshorti e as vajza e tyre Sabria nuk u infektuan.
Amanda është sërish shtatzënë dhe pret fëmijën e dytë e kësaj here ka thënë se nuk do të bëhet kiameti nëse foshnja lind me HIV.
Por, për ta evituar këtë ajo ka filluar terapi e cila mendohet të jetë e suksesshme.
Dje ishte Dita Botërore kundër HIV-it.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb