Partia Demokratike feston sot 34-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa një ceremoni është organizuar, ku janë mbledhur drejtues, anëtarë, simpatizantë, por edhe themelues të kësaj force politike.
Të pranishmit janë përshëndetur me një mesazh nga Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së, që po vuan një dënim me 1 vit heqje lirie në burgun e Fierit, pas denoncimit publik mbi lidhjet e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me trafikun e narkotikëve.
Në mesazhin e tij, Salianji shprehet “dua të nxis sot të gjithë miqtë e mi, të angazhohen më shumë se asnjëherë më parë, për ta sjellë ndryshimin që i duhet vendit”.
“Çdo minutë, çdo orë me pasion e përkushtim. Zgjedhjet po vijnë. Ne do të jemi bashkë për ta festuar triumfin e të mirës mbi të keqen. Asgjë nuk i ndal demokratët”, theksoi ai.
Në mesazhin drejtuar demokratëve, Salianji thekson se “kur e kam nisur rrugëtimin tim në këtë forcë politike që ne gjimnaz me angazhimet që një I rim und të ketë nuk e kam menduar që sot në fund të vitit 2024 do ju përshëndesja nga një kabinë telefonike e burgut të Fierit ku po mbahem i dënuar për shkak të një denoncimi në një konference për shtyp, të një dëshmie të faktuar, e provuar si e vërtetë ç’ka solli brenda disa orësh dorëzimin e një trafikanti ndërkombëtar droge të lidhur me qeverinë në burgun e Italisë. Kjo nuk flet vetëm për mua por për ditët e vështira në të cilat Shqipëria po kalon dhe kur ka Shqipëria ditë të këqija kur kjo ndodh janë gjithnjë demokratët që duhet të gjejnë zgjidhjen, janë gjithnjë demokratët, që duhet të japin shpëtimin”, shprehet Salianji.
Mesazhi i Ervin Salianjit
Demokrate e demokratë,
Miq, shokë,
Bashkëpunëtorë e kolegë,
I nderuar z. Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Dua t’ju përshëndes sot nga zemra çdo demokrat, të reja e të rinj, gra e burra në të gjithë Shqipërinë, me të cilët kemi vite që luftojmë e bëjmë beteja.
Jeni Ju demokratët e palodhur që i keni dhënë dhe i jepni shpirt kësaj partie, kësaj force politike.
Do doja të isha sot aty me ju, e qoftë dhe për disa orë t’i gëzoheshim bashkë rrugës që demokratët ndërtuan për shqiptarët. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur Partia Demokratike u krijua. E duke e ditur këtë e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë ku duhet të zotërojmë rrugët, në qëndresë, rezistencë e protest pikërisht sepse shqiptarët fatkeqësisht çdo ditë e më shumë marrin rrugët për shkak të keq qeverisjes.
Nga ku unë jam, është vështirë të veprosh, por bëhet shumë e qartë se çfarë duhet të mendosh e ndërtosh.
Është kaq e qartë që goditjet presionet, represionet janë reflektimi i zi i gropës ku janë zhytur mes vetes socialistët e pushtetit e ku me këto forma e metoda të represionit kërkojnë të mbajnë pushtetin me forcë e me dhunë pasi nuk kanë asgjë që ti ofrojnë qytetarëve. Pasi bënë pakt me djallin dhe e shitën Shqipërinë në krim e korrupsion, sot përpëliten në frikë e në mjerim.
Është e qartë çdo çast që shqiptarët edhe kur na gjykojnë edhe kur na kritikojnë e bëjnë nën ankthin që presin që në të veprojmë. Të jemi më shumë , më të fortë sepse nga ne varet jeta e të gjithëve. Mos presim mbështetje nga ata që forcë nuk kanë, as mirëkuptim nga ata që fuqitë I kanë lënë.
Është e qartë që Ata na presin, që qytetarët na presin e NE boll kemi pritur! Sepse sot më shumë se kurrë jemi politikisht më të rritur, më të fortë, më të bashkuar!
Kur e kam nisur rrugëtimin tim në këtë forcë politike që ne gjimnaz me angazhimet që një I rim und të ketë nuk e kam menduar që sot në fund të vitit 2024 do ju përshëndesja nga një kabinë telefonike e burgut të Fierit ku po mbahem I dënuar për shkak të një denoncimitë një conference për shtyp, të një dëshmie e fajtuar, e provuar si e vërtetë ç’ka solli Brenda disa orësh dorëzimin e një trafikanti ndërkombëtar droge të lidhur me qeverinë në burgun e Italisë. Kjo nuk flet vetëm për mua por për ditët e vështira në të cilat Shqipëria po kalon dhe kur ka Shqipëria ditë të këqija kur kjo ndodh janë gjithnjë demokratët që duhet të gjejnë zgjidhjen, janë gjithnjë demokratët, që duhet të japin shpëtimin.
Dua të nxis sot të gjithë miqtë e mi, të angazhohen më shumë se asnjëherë më parë, për ta sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Çdo minutë, çdo orë me pasion e përkushtim. Zgjedhjet po vijnë. Ne do të jemi bashkë për ta festuar triumfin e të mirës mbi të keqen. Asgjë nuk i ndal demokratët.
Zoti i bekoftë demokratët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!