* Blackstock: Ekspertët, 700 euro për ditë pune

NGA MARIGLEN MËRTIRI*

TIRANË- 35 universitete shqiptare publike dhe private do të kalojnë në filtrin e Agjencisë Britanike të Akreditimit. Ky proces i përfolur prej më shumë se një viti, nga muaji mars nis punën konkretisht në terren me 6 universitete e para të cilat janë 4 publike dhe 2 private.

Përmes një shorti të hedhur universitete që do të kalojnë nën monitorimin e ekspertëve britanikë dhe shqiptarë janë “Universiteti Europian i Tiranës” dhe Universiteti “Marin Barleti” si Institucione private ndërsa ato publike janë Universiteti Politeknik i Tiranës, Universitet Bujqësor i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit. Gjatë një interviste për News24 shefi ekzekutiv i agjencisë akredituese, Douglas Blackstock deklaroi se çdo universitet do të ketë një raport të detajuar dhe në shtator të 2017 do të dalë raporti final që skanoi universitet shqiptare.

“Ky proces do të japë një pamje të detajuar për çdo institucion dhe do të ketë plane veprimi nëse ka nevojë për përmirësim apo ndryshim për çdo institucion. Gjatë vitit të fundit kemi bashkëpunuar me kolegët tanë shqiptarë për të kuptuar arsimin e lartë dhe gjithë proceset dhe në vitin që vijon. Do të krijojmë një sistem sigurimi dhe do të ndërtojmë një plan procesi se si do të vijoje puna dhe do të vijojmë procesin e vlerësimit në 35 universitete. Skuadra do të jetë e përbërë nga shqiptarë dhe britanikë. Çdo vlerësim që do kryhet do pasohet nga një raport i shkruar dhe publiku të kuptojë se si funksionon universiteti. Në total do të ketë 35 raporte të ndryshme dhe në fund të procesit do të ketë një rezultat të përgjithshëm”, deklaroi shefi ekzekutiv i agjencisë akredituese “QAA”.

Por sa do të kushtojë ky proces nga taksat e shqiptarëve?
“Duke u munduar që kostot t’i përmbajmë minimale kemi llogaritur një kosto ditore prej 700 euro për eksperte dhe numri total i ditëve të punës do të jetë 8 ditë. Do mundohemi t’i përdorim ekspertët aq ditë sa na duhen dhe jo maksimalisht. Raporti i parë pas vlerësimit do të publikohet në dhjetor dhe raporti final në shtator të 2017”, thotë Douglas Blackstock.

6 universitete e para që futen në këtë proces pritet që në muajin qershor-korrik të kenë në dorë aftësitë dhe kapacitet që kanë në raport me standardet që kërkohen. Nga ky akreditim varet edhe përfshirja e universiteteve në skemën e re të financimit që e parashikon ligji i ri i arsimit të lartë.

Nis procesi i akreditimit të 35 universiteteve publike dhe private shqiptare nga agjencia britanike. Shefi ekzekutiv i kësaj agjencie gjatë një interviste për News24 deklaroi se 6 universitetet e para janë përzgjedhur dhe por vijon puna ndërsa deklaroi se çdo universitet do të ketë një raport specifik. Grupi i ekspertëve përbëhet nga britanikë dhe shqiptarë dhe drafti final do të dalë në shtator të 2017.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb