Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se “rënia e murit të Berlinit që ndau Lindjen dhe Perëndimin, u bë simbol i rënies së komunizmit në Europë dhe më gjerë”.

Në një reagim të saj, në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, Spiropali vuri në dukje se, “mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, u rrëzua Muri i Berlinit. 155 kilometra mur absurd dhe kriminal që ndante më dysh një qytet, një kontinent, dhe një botë, u shemb përgjithmonë”.

Ajo u shpreh se, “shembja epokale e murit që mori jetën e 600 burrave dhe grave që guxuan ta sfidonin duke e kapërcyer, i parapriu Lirisë që shpejt erdhi. Vala e demokratizimit që nisi me lëvizjen e studentëve të dhjetorit 1990, përfshiu dhe Shqipërinë”.

Sot, vjoi ajo, proceset transformuese politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, dhe reformat demokratizuese e integruese po avancojmë në mënyrë të pakthyeshme.

“Ato reforma e kanë bërë Shqipërinë vendin me vizionin, vendosmërinë dhe shpejtësinë më të lartë drejt Bashkimit Europian, familje të cilës i përkasim nga rrënjët, identiteti, e tashmja dhe e ardhmja”, deklaroi Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: