Për herë të parë vepra e klerikut të shquar të kishës katolik Atë Pjetër Meshkalla është botuar e plotë. Në famullinë “Zoja e Shkodrës” u promovuan tre botime për Atë Pjetër Meshkallën, “Vepra Letrare”, libri “I Drejti që rrnoi me dëshmue” dhe “Lili ndër Ferra. Këto botime vijnë 36 vite pas ndarjes nga jeta shprehet botuesi Frano Kulli teksa deri më tani vepra letrate e një emri si Atë Pjetër Meshkalla u la plotësisht në hije duke mos patur vëmendjen e duhur….

Botimi i veprave të Atë Pjetër Meshkallës përkoi edhe me 5 vjetorin e themelimit të bibliotekës “Zoja e Shkodrws” pranë kishës katolike e cila është pasuruar me libra të rëndësishëm në këtë periudhë….

Atë Pjetër Meshkalla duke mos pranuar bashkëpunimin me komunistët u dënua me 15 vite burg në vitin 1946 ndërsa u lirua në 1961. 6 vite pas daljes nga burgu i shkroi një letër Mehmet Shehut kundër regjimit monist. Pasi u demaskua në Institutin Pedagogjik të Shkodrës u dënua edhe me 10 vite të tjera burg dhe pas lirimit u internua në Vlorë ndërsa u nda nga jeta në vitin 1988 duke lënë pas një veprimtari të çmuar si patriot e meshtar por edhe si një njeri i shquar i letrave shqipe. U deshën 36 vite pritje që vepra e tij letrare të botohet e plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb