TIRANE- Një 36-vjeçare nga Tirana ka denoncuar në polici bashkëjetuesin e saj për dhunë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet V.M., kallëzon shtetasin me inicialet D.D. Vajza kërkoi dhe urdhër-mbrojtjeje, ndërsa plotësoi kërkesën.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.M., vjeçe 36, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, D.D., vjeç 31, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb