“BalkanWeb” ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë  në lidhje  me operacionin  “Limit”, i cili çoi 58 persona në pranga, nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.



Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” janë zbardhur transkriptet e bisedave  mes personave të përfshirë në këtë grup. Në bisedën nr,1909 datë 25.06.2018, ora 5:04:45 pasdite, e zhvilluar midis Olger Bamllarit dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ndodhet në Greqi dhe përdor numrin telefonik +306949055435, personi konfirmon se ka shkuar e ka takuar “Pinokun” dhe i ka marr “ato”. Olgeri i thotë që të bëjë dhe ai të vetat dhe t’ia nisë. Personi i konfirmon se do t’i nisë 3,6 që do të thotë 3600 euro, e konkretisht biseda vijon si më poshtë:

Capture
Capture


“435: E vëlla!


844:: I more o?

435: I morra. Dëgjon o?

844: he?

435: Ja dërgova edhe numrin tënd këtij se ma tha  nëma ca numrin e Gertit

844: Po mo po se më tha që joooo, kam hall se ishte apo s’ishte aty. Ishte  i vogël  tha s’ishte aty tjetri tha.

435: Çfarë thotë?! He he he

844:E shiko të keqen vëllai shikjoni edhe ndonjë gjë juve car do më bëji se jam.

435: Po de.

844: Mirë

435:3.6 është. Aj.

844:Mi nis dirket. Mire?

435:Jo mo tani sa të vetë në shpi të marr ato dhe do ik. Mire?

844: Mirë. Aj

(n.m/BalkanWeb)