Partizani me përforcime para derbit të 1 Dhjetorit me Tiranën. Bëhet fjalë Beko-n, për djalin e kapitenit Alban Hoxha, i cili ishte prezent në stërvitjen e të kuqve.
hoxha-1-658x370
Beko qëndroi në fushë edhe pas paraqitjes së trajnerit Starova. Një fakt që konfirmon qetësinë me të cilën në kampin e kuq po përgatiten për derbin, pas rikthimit te fitoret gjatë fundjavës së kaluar.

Zv.kapiteni Idriz Batha improvizonte ndërhyrje me vogëlushin. Lëvizje të cilat japin siguri për prezencën e numrit 10 në derbi, pas shqetësimeve në gju, në ndeshjen ndaj Teutës. Stafi mjekësor vendosi që Batha të kryente stërvitje të diferencuar, ndërsa lojtari pritet të zbresë normalisht në fushë në derbi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: