Të paktën 37 persona humbën jetën dhe 151 të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në 24 orët e fundit ndaj Libanit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga Ministria libaneze e Shëndetësisë u informua lidhur me humbjet e jetëve të shënuara në sulmet që ushtria izraelite ka kryer ndaj rajonve të ndryshme të Libanit.

Më tej thuhet se në sulmet që ushtria izraelite kreu në 24 orët e fundit humbën jetën 34 persona ndërsa 151 të tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite e cila nga 8 tetori 2023 vazhdon konfliktet e kontrolluara me Hazbollahun, që nga 23 shtatori ka kryer qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: