Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 37 persona, shumica të strehuar në tenda, jashtë qytetit jugor të Gazës, Rafah, gjatë natës dhe të martën, thanë dëshmitarët, punëtorët e emergjencës dhe zyrtarët spitalorë.

Sulmet u kryen në të njëjtën zonë ku ndodhën sulmet ajrore që shkaktuan një zjarr vdekjeprurës ditë më parë në një kamp të të zhvendosurve palestinezë, raporton Associated Press.

Zjarri në kamp nxiti zemërim ndërkombëtar, përfshirë edhe të disa prej aleatëve më të ngushtë të Izraelit, lidhur me zgjerimin e ofensivës ushtarake në Rafah.

Ushtria izraelite sugjeroi se zjarri i së dielës në kampin me tenda u shkaktua nga shpërthimet dytësore, potencialisht nga armët e militantëve palestinezë. Ushtria izraelite tha se shkaku i zjarrit ende është duke hetuar, por zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, tha të martën se municionet izraelite që u përdorën – që ushtria tha se janë përdorur për të shënjestruar dy luftëtarë të Hamasi, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ishin të vogla sa të ishin burimi i zjarrit.

Sulmi i Izraelit në Rafah, i nisur më 6 maj, shtyu më shumë se 1 milion persona të largoheshin nga qyteti, tha të martën agjencia e Kombeve të Bashkuara që ndihmon refugjatët palestinezë. Shumica e tyre veçse janë zhvendosur disa herë për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi pothuajse tetë muaj më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: