Të paktën 38 palestinezë janë vrarë nga një sulm izraelit në Gaza, sipas zyrtarëve shëndetësore.
Agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” ka raportuar se një ndërtesë në një lagje në Khan Younis është goditur.
Dhjetëra persona raportohen se janë lënduar dhe se në mesin e të vdekurve ka fëmijë.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur një ndërtesë tashmë e kthyer në rrënoja dhe njerëzit që po kërkojnë nëpër to për të gjetur dikë gjallë.