SPANJE – Një 38-vjeçar spanjoll, që peshon rreth 150 kg, akuzohet për keqpërdorim të një gomari. Grupet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Spanjë kanë akuzuar 38-vjeçarin për ngordhjen e një gomari pesë muajsh të quajtur Platero, në qytetin Lucena në rajonin Andalucia.

Sipas aktivistëve, burri mbipeshë është ulur në anën e pasme të gomarit, duke bërë që kafsha të mos qëndronte dot në këmbë. Dy ditë më vonë gomari 5 muajsh ka ngordhur, ndërsa 38-vjeçari akuzohet si përgjegjës për këtë ngjarje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: