Revolucioni në shtëpinë zikaltër nis nga sulmi, me dy gjigandë si Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko. Ideja e Antonio Contes është unike, dëshiron në skuadër dy pyka, dy qendërsulmues, 383 cm në fazën ofensive për të gjetur golin, diçka që nuk është parë shpesh. Marotta dhe Ausilio, dy drejtuesit e Interit, i kanë marrë udhëzimet nga trajnerit, tani duhet të lëvizin për ti afruar në Milano.

Edin Dzeko
Edin Dzeko

Edin Dzeko ka vendosur të transferohet te Interi që në mars, mbetet për të mbyllur marrëveshjen me Romën. Për të realizuar këtë tratative nuk parashikohen shumë pengesa, ndërsa diskutimi ndryshon për Lukakun. Sulmuesi belg u shpreh publikisht se dëshiron të transferohet te Inter, e josh shumë ideja për të punuar më atë që ai e cilëson trajnerin më të mirë në botë, Antonio Conte.

Lukaku
Lukaku

Man.United nuk ka ndërmend të heq dorë nga Lukaku pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, 70-80 milion euro, ndërsa nuk preferojnë që në tratativa të përfshihen lojtarë të tjerë, si Perisic psh. Në këto kushte shitja e Icardin bëhet domosdoshmëri por ish kapiteni vijon të insistoj se nuk dëshiron të largohet nga Milano.

La Gazzetta Dello Sport
La Gazzetta Dello Sport

Nëse Marotta dhe Ausilio do të vënë në jetë këtë ide të Antinio Contes, Inter do të ketë në dispozicion një dyshe sulmi që nuk e sheh në asnjë skuadër tjetër europiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: