Me titullin në Francë në “xhep”, të arkivuar prej kohësh, PSG respekton garën, me djemtë e Luis Enriques që dalin të pamposhtur nga transferta përballë Nantes. Ligue 1 i kishte dhënë një assist përpara ndeshjes së kthimit kundër Aston Villa-s duke i lënë pushim, por me rikthimin në fushë, PSG vendos një rekord unik në Evropë.

Barazimi 1-1 në dukje ishte thjesht një rezultat pa shumë peshë, por kjo ishte ndeshja e 39-të radhazi që gjigandët francez nuk pësojnë humbje në transfertë duke thyer në këtë mënyrë rekordin e vendosur nga Milani i Arrigo Sacchi-t që në 1993 u ndal në 38 ndeshje pa pësuar humbje në transfertë. Ky është një rekord në 5 kampionët më të rëndësishme në Evropë.

Në përfundim të ndeshjes, Luis Enrique e pranoi se ky nuk ka qenë një objektiv, por tani është koha të shohin përpara nga Champions League: “Në fillim nuk ishte një objektiv, por ne po e përmirësojmë klubin. Arsenal? Do ta përgatisim këtë ndeshje në të njëjtën mënyrë siç bëmë edhe kundër Liverpool. Janë skuadra me një potencial të madh”, u shpreh ndër të tjera Luis Enrique.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: