SARANDE– Një 39-vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen e bashkëshortes së tij bashkë me dy fëmijët e mitur.

Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se shtetasi me inicialet S.A., nga Saranda kallëzoi dje zhdukjen e gruas, 29-vjeçares me inicialet M.A.

“Më datë 19.07.2018, shtetasi S.A., vjeç 39, banues në Sarandë, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja M.A., vjeçe 29, banuese në Sarandë, me dy fëmijët e saj të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: