39-vjeçarja Katja Harjanne është 8 muajshe shtatzënë, por kjo gjë nuk e pengon aspak për t’u stërvitur me pesha të rënda. Britanikja vazhdon të stërvitet duke ngritur shtangën me peshë 100 kg, pasi është e bindur se kështu do të jetë më e shëndetshme. Vendimi i saj për tu stërvitur mbështetet edhe nga partneri Jason, i cili është 10 vjet më i vogël se ajo.

“Kur mësova se prisja një fëmijë, nisa të kontrolloja në internet mbi efektet e stërvitjes tek një grua shtatzënë. Gjeta shumë efekte pozitive dhe vendosa të vazhdoja stërvitjen si përherë. Jason është krenar për mua dhe më ka mbështetur shumë. Ka raste që më thotë që ta ul ritmin, por më mbështet në atë që po bëj.”, – shprehet Katja.(da.xha.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb