Nga Rashela Shehu

TIRANE- Dënimi me 4.8 vite burg i dhënë nga gjykata e Korçës përdhunuesit të një 15 vjeçareje nga Pogradeci ka zgjuar reagimin e shoqërisë civile. Duke e cilësuar këtë vendim si absurd, ata protestuan përpara Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar nga institucionet shtetërore që të mbrojnë fëmijët nga abuzimet seksuale, si dhe te forcohen dënimet ndaj përdhunuesve.
Kerkesat e protestuesve ishin:
1. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, të apelojë urgjentisht vendimin e dhënë nga gjykata, duke kërkuar rritjen e dënimit për përsonin që një vit më parë përdhunoi një vajzë të mitur 15 vjeçare në Pogradec.
2. Kuvendi i Shqipërisë, të miratojë ndryshimet në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale.
3. Agjensia Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të marrë në mbrojtje të menjëhershme vajzën 15 vjeçare dhe të paguajë të gjitha kostot e trajtimit psiko-social, strehimit dhe kujdesit ndaj saj.

Protestuesit kërkuan nga ligjvënësit shqiptarë që me procedurë të përshpejtuar, të rëndojnë dënimet për krimet seksuale. Sipas tyre shqetësues është fakti që një pjese e këtyre krimeve qe ndodhin sot me fëmijët nuk janë te parashikuara ne kodin penal

Gjykata e Korçës aplikoi gjykim te shkurtuar për 55-vjeçarin Ligor Biba, pasi ai pranoi se kishte përdhunuar dhe lënë shtatzëne fqinjën e tij 15 vjeçare. Ky vendim hasi ne kundërshtimin e familjareve të vajzës, si dhe nga shoqëria civile, të cilët lajmëruan të tjera protesta në rast se kërkesat e parashtruara do të bien në vesh të shurdhër.

protesta-ne-tirane-per-15-vjecaren-ne-korce
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb