Kryministri Rama gjatë fjalës së tij në Parlament deklaroi se zgjedhjet do të mbahen me qëllim që të marrë fund marrëzia e 4 aventurierëve, duke përfshirë këtu Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.

“Kërkojnë që Shqipëria të duket si një vend ku po bëhet nami i zi nga populli kundër narkoshtetit. Duan që në vend që Shqipëria të kapë trenin e vitit 2025 të BE, të rrijë të sfilitet e të mendojë akoma për makthin e 97. Ja pse antidekrteti i Ilir Metës është një arsye shumë e fortë për t’i bërë zgjedhjet, për t’i dalë përballë këtyre 4 aventurierëve që duan ta katandisnin këtë vend si vetveten. Doni ta dini si do e katandisin Shqipërinë? Shikojini ata. Ata duan një funeral konsensual të drejtësisë. Ata janë në hall aq të madh sa ç’është e tërë aventura kundër Shqipërisë dhe duan që halli i tyre të kthehet në hallin e gjithë shqiptarëve. Kanë hedhur lumin pa u lagur, gjthnjë të pakënaqur, e janë gati të thonë aman varja të ardhmes, po na lini rehat të tashmen, merruni vesh si të doni, po veshët mos na i çani me se ky vend kështu e paska pas fatin. Po jo, kurrsesi jo! Asnjëherë jo, unë s’do dorëzohem as si kryeministër dhe as si qytetar me hajvanllëkun përballë së keqes që e ka ngrënë këtë vend si kancer”,- tha ai.

Sipas Ramës, ideatorët e gjithë kësaj që po ndodh janë Berisha e mETA, KURSE Basha e Kryemadhi jane veglat e ty.

“E vërteta e dalë cullak nga ky akt marrëzie është se veprimi i Ilir Metës nuk ishte një rrufe në qiell të pastër, por një hap spektakolar për të minuar rrugën e negociatave për në BE…Dy frymëzuesit e këtij plani (Meta, Berisha) kujtojnë se më largojnë me lmolotivët e Lulit dhe të bërtiturat e Monikës. E kanë gabim. Këta të dytët janë instumenta, kurse dy ustallarët e intrigave e kanë qitjen më të largët. Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës, iluzioni që i duhet artistit dhe fallxhores për orvatjen e tyre. Kanë marrë në dorë shpëtimin e popullit me doçkat e tyre të pastra dëborë.. Po ju them se preja në planin e tyre është Shqipëria”,- tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: