Anulim, pas vetëm 4 ditësh të martesës të Niocolas Cage me make-up artist Erika Koike. Aktori tha në mënyrë të papritur se kishte qenë shumë i dehur ditën e ‘po’.

Ish bashkëshortja tani ka kaluar në sulm dhe kërkon një dëmshpërblim ekonomik për ‘dëmet’ që ka shkaktuar martesa me aktorin dhe prishjen e reputacionit të saj.

Sipas revistës Tmz online duket që Erika Koike ka depozituar në gjykatë disa dokumente që tregojnë ‘dënim’ që ka sjellë marrëdhënia e saj me Cage (në fillim të 2018) dhe e akuzon aktorin për martesë me mashtrime, një gjë që dëmton rëndë reputacionin e saj si make-up artist.

Erika është dakord me aktorin për papajtueshmëri martesore mes saj dhe Nicolas dhe pranon anulimin e martesës së ’nxituar’, por pretendon pagesa të përmuajshme për ushqime dhe shpenzime ligjore.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb