FIER- Fjalë prekëse, dedikime dhe foto pafund me të birin e vrarë në rrethana misterioze pak ditë më parë në Itali.

Pajtim Berisha, babai i Ilir Berishës, 24-vjeçarit që u ekzekutua me dy plumba në gjoks në 15 shtator në Monza të shtetit fqinj, ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhe prekëse, ku vajton humbjen e djalit të tij, sportist, raporton “BalkanWeb”.

“Sa t’kem jetën me jetue kurrë s’ku me t’harrue un për ty kam me jetue tona hallet ku me ti marue. Dej sa të des s’kam mu gzue’, shkruan babai, i cili jeton në Fieri.

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë ai ka postuar një tjetër mesazh kushtuar të birit, duke shoqëruar me një foto të tij, ndërsa shkruan: “4 dit të zeza kan kalu, 4 dit pa djalin tim, jet e poshter fat i zi”.

Familja Berisha prej 4 ditësh ka hapur dyert e mortit në pritje të trupit të pajetë të djalit të tyre. “BalkanWeb” mëson se trupi i pajetë i të riut vjen sot pranë familjes së tij, ku edhe do të kryhet ceremonia mortore.

Ilir Berisha

Pajtim
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb