Para disa ditësh, mjaftoi një foto që Jonida Vokshi të tregonte se babai i saj po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Moderatorja ka bërë një përditësim të fundit duke u shprehur ndjekësve falenderimet për mbështetjen në ato që i quan “4 ditët më të vështira të jetës”.

Ajo tregon se situata s’ka kaluar ende dhe gjendja është kritike. Jonida përmbyll duke thënë se do të përpiqet t’i rikthehet përditshmërisë për të ndihmuar edhe veten.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk kam fjalë të përshkruaj sa shumë falenderuese jam ndaj jush, që më keni shkruar dhe dhënë kaq shumë dashuri e mbështetje gjatë këtyre 4 ditëve më të vështira të jetës sime. Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje. Gjendja e babit vazhdon të jetë kritike, por me besim çdo sekondë në Zot! Do mundohem t’i rikthehem përditshmërisë, të jem në kontakt me ju, kjo do të më ndihmojë edhe mua. Shumë dashuri për ju!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: