3 paciente kanë vdekur nga kanceri i gjirit pasi morën organe nga e njëjta dhuruese. Një 53-vjeçare kishte dhuruar veshkat, mushkëritë, zemrën dhe mëlçitë për pacientët pasi kishte pësuar një goditje në tru në vitin 2007 dhe mjekët nuk i kishin dhënë shpresë për jetën. Por, si me Kalin e Trojës, mjekët bënë gabimin më trashanik pasi nuk hoqën qelizat kancerogjene nga organet, duke u kushtuar jetën pacientëve.

4 nga 5 pacientët vdiqën brena 6 vitesh, sipas American Journal of Transplantation. 3 nga këta pacientë u ndanë nga jeta pasi zhvilluan kancer gjiri, që më pas u përhap edhe në organet e tjera të shëndetshme. Ndërsa pacienti që pati marrë zemrën vdiq nga sepsis, një infeksion i rrezikshëm që ndodh kur trupi sulmon organet e veta në përpjekje për të luftuar një infeksion.

Pacientja e parë që u sëmur nga transplanti ishte një 42-vjeçare e cila kishte marrë të dyja mushkëritë. Ajo ndërroi jetë në vitin 2009 pasi iu shfaq kancer në mushkëri, pastaj u përhap në kocka e mëlçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb