Një autobus u rrëzua në një luginë në Kolumbi, duke vrarë të paktën katër persona, përfshirë një vajzë të mitur dhe duke plagosur shtatë të tjerë, njoftuan autoritetet lokale.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Azauncha-Bogota në komunën Caparrapi, Cundinamarca, në Kolumbinë qendrore. Në vendngjarje janë nisur ekipet e urgjencës nga Policia Kombëtare dhe Zjarrfikësja e Çaparrapit.

Ndërsa shkaku i saktë i aksidentit mbetet i paqartë, nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shiut të dendur dhe gjendjes së keqe të rrugës.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb