Michael De Masi, një 4- vjeçar është kthyer në heroin e ditës për vëllezërit e tij binjakë. Giovvani dhe Santino kanë lindur me një sëmundje të rrallë, e cila shkakton dobësim të imunitetit dhe pa mundësi për të luftuar qoftë edhe infeksionin më të lehtë dhe mund të ketë pasoja fatale për jetën e binjakëve.


E vetmja mundësi për kurimin e tyre, dhe të jenë të sigurt për gjithë jetën ishte transplanti i palcës dhe i vetmi që përputhej ishte vëllai i tyre 4-vjeçar.


Transplanti i palcës është një procedurë e vështirë për një fëmijë, por duket se vëllai i tyre ishte shumë i lumtur që do t’ju shpëtonte jetën vëllezërve dhe aspak i frikësuar për operacionin, mjaftonte që ata të ishin shëndosh e mirë. Falë dhurimit të palcës binjakët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën dhe Michael ndihet një super hero.
4BDD3C9200000578-5701077-image-m-34_1525725609676


4BDD3CAB00000578-5701077-image-m-36_1525725653099

4BDD3CB100000578-5701077-image-m-35_1525725643809
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb