Policia e Tiranës njofton se sot në një qendër në rrugën “Murat Toptani” një 4-vjeçare ka ngecur aksidentalisht në hapësirën mes shkallëve.

“Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se vajza 4-vjeçare, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup. Momentalisht është në reanimacion në Spitalin e Traumës. Gjendja është stabël dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve të Traumës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: