KORCE
Historia e suksesshme prej gati një shekulli e fabrikës ku prodhohet birra e parë shqiptare, “Birra Korça”, tërhoqi vëmendjen e 40 inxhinierëve izraelitë, të cilët njihen për herë të parë me këtë sipërmarrje dhe historinë e saj.
Pasi vizituan të gjitha ambientet dhe repartet e fabrikës inxhinierët mbetën të impresionuar nga arkitektura e veçantë, investimi madhor, teknologjia me standardet europiane dhe aparaturat moderne të fabrikës ku prodhohet birra lider jo vetëm ne tregun shqiptar, por edhe më gjerë.
“Nuk është hera ime e parë në Shqipëri por është hera e parë në këtë fabrikë dhe mendoj se ajo është një gjë shume unike. Një arsye është se ka shume vite që është e hapur dhe është akoma funksionale dhe sipërmarrësit dhe punonjësit akoma studiojnë për të bërë më të mirën e mundshme që të nxjerrin birrën më të mirë. Unë jam mësues biologjie dhe në shumë birra kam hasur shume baktere por këtu u befasova se sa pastër ishte duke konsideruar dhe pastërtinë e fabrikës dhe dhomave te saj dhe e provova birrën Korça dhe jam shume i kënaqur”- tha Natan Perry biolog.
“Jam shume i lumtur qe vizitova këtë vend. Kam vene re se fabrika ka një teknologji jashtëzakonisht te zhvilluar, gjithashtu mësova qe ka bashkëpunim dhe me fabrika dhe me te mëdha por kjo është një gjë e mirë pasi kjo birrë kaq e mrekullueshme duhet të njihet në mbarë botën.
Inxhinieret izraelite janë impresionuar jo vetëm nga fabrika, cilësia apo teknologjia por edhe nga shija e birrës së freskët, të sapoprodhuar me cilësi unike”- tha Yaron Hasid.
“Është hera jonë e parë në Shqipëri dhe në këtë fabrike dhe ishte shume interesante. Ne gjithashtu provuam dhe birrën dhe ka dhe një shije shumë të mirë”- tha Tzippy inxhiniere kimiste.
“E kam shijuar shume qëndrimin tim në Korçë dhe në fabrikën e birrës. Mendoj se është një teknologji shume e sofistikuar. E provova birrën. Nuk jam shume i dhënë mbas pijeve por kjo birrë ishte shumë e lehtë dhe shumë e shijshme’-tha Herzel Gabsi.
Inxhinieret u ndalen edhe në restorantin ”Shtëpia e Birrës” Korça një ambient familjar ku në natyrën e bukur mund të shijosh gatimet tradicionale dhe birrën e freskët të sapoprodhuar nga fabrika shoqëruar me muzikë te mirë.
Fabrika e “Birra Korça” është një aset i industrisë në Shqipëri me standardet më të larta të cilësisë dhe teknologjisë që ka nxitur vit pas viti jo vetëm kureshtjen por edhe vlerësimin e vendasve dhe të huajve.
(BalkanWeb)