Dyzet persona janë evakuuar nga hotelet për shkak të një orteku që goditi prefekturën Fukushima të Japonisë në fillim të kësaj jave.

Njerëzit u evakuuan me helikopter dhe u transportuan në qytetin e Fukushimës.

Aktualisht në hotele mbeten 22 persona që refuzuan evakuimin. Hotelet kanë furnizim me ujë, gaz dhe ushqime.

Një ortek goditi prefekturën e Fukushimës në orët e mëngjesit. Nuk raportohet për viktima, por rruga për në hotele është bllokuar. Si pasojë e ortekut, rreth 160 persona – staf hoteli dhe mysafirë u izoluan nga rrugët dhe komunikimet.

Një ortek i dytë ka ndodhur në rajon mesditë.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: