Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një kanal në Vinderhoute, Lievegem të Belgjikës. Lajmin e raportuan këtë të hënë mediat lokale, duke iu referuar burimeve zyrtare të Prokurorisë lokale.


Sipas medias belge “Het Laatste Nieuws”, trupi i shqiptarit u zbulua nga një kalimtar rreth orës 8.30 të mëngjesit, të hënën e 20 Majit. Ishte ai që dha alarmin dhe lajmëroi autoritet.


Departamenti i zjarrfikësve nxori kufomën nga uji dhe lajmëroi policinë e prokurorinë. Hetimet treguan se kemi të bëjmë me vrasje. “Ka shenja se ndaj viktimës është ushtruar dhunë”, citohet zyra e prokurorisë nga media blege.


Ndërsa hetimet vazhdojnë, ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe detaje të tjera nga hetimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb