Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, janë shpallur në kërkim nga blutë e Fierit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin plagosën një 40-vjeçar i identifikuar si Gledi, i cili është ish-bashkëshorti i Melasës.
Plagosja është kryer nga Klement Beqaj, 25 vjeç, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli.
Çifti ishin në proces divorci dhe kishin nisur procedurat për ndarjen. Edhe pse kanë kaluar rreth disa ditë nga plagosja, gjendja e 40-vjeçarit paraqitet shumë e rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën.
Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të Hapur” nëna e Melisës u shpreh se vajza e saj mund të jetë në rrezik nga Klement Beqaj dhe ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit.
“Unë nuk isha në dijeni të ngjarjes dhe jam shumë e shokuar. Melisa nuk më kishte komunikuar asgjë për problemet me bashkëshortin. Ajo sqaroi se ishte në një lidhje të re dhe se po e njihte personin në fjalë. Kisha vënë re një ftohje mes tyre kohët e fundit, por nuk i dhashë shumë rëndësi.
Vajza ime mund të jetë në rrezik nga ai person. Shteti duhet të ndërhyjë sa më shpejt”, tha ajo.