Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi dhe Jetmir Kuraj persona janë vënë në pranga nga blutë e Tropojës, lidhur me ngjarjen e regjistruar të mërkurën në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

40 vjeçari Saimir Sadiku plagosi me thikë Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkelzen Kukaj, 45 vjeç dhe Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, ky i fundit si pasojë e plagëve ndërroi jetë në spital, ndërsa 2 të tjerët janë ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se pas hetimeve 5 persona u arrestuan pasi akuzohen për mos kallëzim krimi.

Ndërkohë që Saimir Sadiku është shpallur në kërkim, policia ka referuar tashmë materialet pranë Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.

Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40 vjeç, pasi plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkelzen Kukaj, 45 vjeç, si dhe shtetasin Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.

Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht;

-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: