Topi me të cilin do të nisë Botërori i Rusisë, në takimin hapës Rusi-Arabi Saudite, do të bëjë më parë një udhëtim në hapësirë. Topi që do të përdoret për herë të parë në ndeshjen e 14 qershorit, do të udhëtojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, që është 400 kilometra larg tokës.

“Do e marrim topin me vete dhe do e sjellim për ndeshjen e parë” – u shpreh kozmonauti Oleg Artemiev. Në maj, kolegu i tij rus, Anton Shkaplerov do e rikthejë topin në Tokë.

Artemiev, që e anonçoi këtë mision nga stacioni hapësinor Baikonur, në Kazakistan, ka njoftuar gjithashtu se me kërkesë të djalit të tij, ai do marrë me vete edhe një lodër nga maskota e Botërorit, ujku i quajtur Zabivaka.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/400-kilometra-udhetim-topi-i-boterorit-te-rusise-kalon-me-pare-nga-hapesira/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: