TIRANE

Përmes një njoftimi në Facebook, deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se 400  të rinj do të diplomohen më 7 shkurt në Akademinë që ai ka ngritur. Shehaj thotë se ‘Link Academy’ është krenare të nxjerrë grupin e parë të specialistëve për menaxhimin e rrjeteve sociale dhe reklamat Google Ads.

Shehaj shprehet se Link Academy është institucioni kryesor i formimit dhe shkollimit në fushën e teknologjisë së informacionit në Shqipëri.

Link Academy është krenare të nxjerrë grupin e parë të specialistëve për menaxhimin e rrjeteve sociale dhe reklamat Google Ads. Pas një muaji trajnim intensiv, me metodat e Google, Microsoft dhe Facebook, 400 të rinj (nga 10.000) të Akademisë do të diplomohen më 7 Shkurt. Me këtë rast, Link Academy do të mbajë një konferencë mbi marketingun dixhital, ku do të marrin pjesë edhe drejtues të Google dhe Microsoft për Europën.

Link Academy është tashmë institucioni kryesor i formimit dhe shkollimit në fushën e teknologjisë së informacionit në Shqipëri. Aty të rinjtë takojnë njohuritë dhe arritjet më të përparuara të botës. Aty shqiptarët takojnë çdo ditë Amerikën dhe Europën”- thotë Agron Shehaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: