Fluksi i ardhjes së emigrantëve në vendin tonë, pritet të rrisë ndjeshëm edhe trafikun, ku përjashtim nuk bën as qyteti i Elbasanit. Drejtoria e Policisë së Elbasanit, zgjodhi të japë një prononcim për mediat pikërisht në aksin Elbasan-Peqin, në të cilin përgjatë ditëve të fundit kanë ndodhur edhe aksidente me pasojë vdekjen.

Shefi i menaxhimit të trafikut rrugor në Elbasan, Kreshnik Skëndo, pohoi se janë marrë masa të reja për këtë sezon. Njëkohësisht Skëndo edhe bëri thirrje për shoferët të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në lidhje me një vit më parë, Skëndo pohoi se ka pasur më pak aksidente në krahasim me 2018-ën.

Në vitin 2019 në qarkun e Elbasanit janë shënuar 41 aksidente me nëntë të vdekur dhe 38 të plagosur.

Numri i të aksidentuarve me pasojë vdekjen ka rënë në krahasim me një vit më parë, teksa në 2018 kanë qenë 53 aksidente, 13 të vdekur, 51 të plagosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb