Një 42-vjeçar u paraqit paraditen e së hënës në urgjencën e QSUT-së për ndihmë mjekësore. Sipas edhe policisë, 42-vjeçari ishte plagosur me thikë në këmbë.
Ndërsa pas disa orëve, raportohet për BalkanWeb se policia ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga 1 prej autorëve.
Ai është identifikuar si Viserjon Metuku, teksa ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin i cili la pas një të plagosur.
Autori i të plagosurit i cili u paraqit paraditen e sotme në spital, është arritur të prangoset nga efektivët e policisë.
Më herët përpara oficerëve të policisë gjyqësore, i plagosuri u shpreh se nuk kishte arritur që të shikojë dhe identifikojë personin i cili e dëmtoi me mjet prerës thikë dhe më pas u largua.
Teksa burime për BalkanWeb raportuan se i plagosuri dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
(BalkanWeb)