MEMALIAJ- Alket Muhaj, 43-vjeçari i cili u gjet i vrarë me plumb pas koke ditën e sotme në fshatin Rabie në Memaliaj, dyshohet se ishte punëtor hashashi. Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” thotë se ngjarja e rëndë ka lidhje me një parcelë hashashi të zbuluar në 4 shtator në Gllavë, pranë fshatit Rabie.
Dyshohet se 43-vjeçari Muhaj i tregoi policisë për parcelat, dhe ky fakt mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij.
Fillimisht u tha se ngjarja mund të kishte ndodhur pas një konflikti për çështje pronash, pasi viktima ka patur konflikte të hershme që në 2013 me banorët e zonës. Ndërsa një tjetër pistë ishte dhe ajo e hakmarrjes.
Ndërkohë, do të jenë hetimet e policisë ato që do të zbardhin shkakun e vërtetë të ngjarjes.
(BalkanWeb)