NGA: Lediona Xheladinaj*
ERSEKË- “Djali im vuan nga problemet mendore. Ilir Veizi ka abuzuar me të për 3 vite rresht, por kemi heshtur se kemi pasur frikë nga mentaliteti”. Kështu ka deklaruar për mikrofonin e News24, nëna e 18-vjeçarit me iniciale A.K., i cili u akuzua seksualisht nga një 44-vjeçar.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur opinionin publik u regjistrua ditën e djeshme në Ersekë, ndërsa ka qenë nëna e të riut që ka denoncuar rastin në fjalë. E përlotur Rajmonda Koconi thotë se djali i saj, i cili njihet si person me probleme mendore ka rënë viktimë e abuzimit nga 44-vjeçari Ilir Veizi. Ajo shton më tej se djali i saj ishte abuzuar për 3 vite rresht, ndërsa pohon më tej se nuk e kanë denoncuar rastin më parë për shkak të mentalitetit.

Nga ana tjetër, Rajmonda theksoi se 44-vjeçari ka abuzuar edhe me fëmijë të tjerë të cilët vuajnë nga problemet mendore, ndërsa ka kërkuar drejtësi në të kundërt ka shtuar do të bëjë vetëgjyqësi. Ndërkaq, policia e Korcës ka vënë në pranga 44-vjeçarin.

Sakaq, burime nga grupi hetimor i çështjes bënë me dije se Veizi ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me adoleshentin, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Korçë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: