Asnjë klub nuk ka shpenzuar më shumë para në merkaton e janarit sesa Barcelona. Katalanasit investuan shifrën e 131.8 milionë eurove (sipas transfermarkt dhe këtu nuk përfshihen bonuset dhe shifrat e komisionerëve) për transferimin e Filipe Kutinjos dhe Jerri Minës.

Liverpuli, skuadra nga e cila braziliani u transferua në “Camp Nou”, mban vendin e dytë në këtë listë, me rekordin e 78.8 milionë eurove, që vendosi transferimi nga Sauthemptoni, i atij që do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në botë muajin e shkuar (Virgil Van Dajk).

Podin e plotëson Mançester Siti, me 71.5 milionë eurot e shpenzuara në total, 65 prej të cilave për mbrojtësin e dytë më të shtrenjtë të planetit, Ajmerik Laport nga Atletik Bilbao.

11 KLUBE SHPENZUAN SA… – Vetëm 24.6 milionë euro u shpenzuan nga 20 klubet e Serisë A gjatë merkatos dhe çuditërisht, nuk është as Juventusi, Milani, Interi, Napoli apo Roma në krye të listës së shpenzueseve më të mëdha, por Sasuolo, që lufton për të mos rënë nga kategoria, me 8.5 milionë euro.

klubet

Dhjetë klube europiane dhe një kinez shpenzuan më shumë se gjithë kampionati italian së bashku: Barcelona, Atletiko Madrid dhe Atletik Bilbao në Spanjë, Liverpuli, Siti, Arsenali, Çelsi, Evertoni dhe Totenhemi në Angli, Dortmundi në Gjermani dhe Bezhing Sinobo Guan në Kinë.

ANGLIA “MBRETËRESHA” – Dhe për të disatin vit radhazi, “mbretëresha” u rikurorëzua përsëri ajo, Premier Liga. Anglia vendosi një rekord të ri për sa u përket shpenzimeve në merkaton dimërore, 77% më shumë se një sezon më parë. Në total, 20 klubet angleze investuan 450 milionë euro, nga të cilat 170 milionë vetëm ditën e fundit të merkatos.

klubet1

Blerja më e shtrenjtë në 31 janar, ishte ajo e Arsenalit (Pierr-Emerik Obamejang nga Arsenali për 63.8 milionë euro), ndërsa rekordin e mban transferimi i Van Dajkut të Liverpulit për 85 milionë euro. Në ditën e fundit, lëvizje të tjera të bujshme ishin edhe ato të Olivie Zhiusë nga Arsenali drejt Çelsit apo e Lukas Mourasit nga PSG te Totenhemi. Klubet e Premier Ligës bënë afro 50 blerje, ndërkohë që u larguan më shumë se 150 lojtarë.

Investimet-ne-Kampionat

BREXIT – Klubet angleze vuajtën pasojat e “Brexit” gjatë merkatos. Sipas përllogaritjeve të bëra nga një grup, që është kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE, ato kanë shpenzuar 35 milionë euro më shumë, në krahasim me periudhën para referendumit, për shkak të zhvlerë- simit që ka pësuar monedha e tyre, paundi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: